laerti foto

Posted in Uncategorized | Leave a comment

-Gjylja e madhe plasi

-Gjylja e madhe plasi .Këto fjalë tha i madhi Kadri Roshi në rolin e tij të “Gjyshit të madh” të Fizëve. Më pas shtoj “Tani më mbetet veçse të qesh”,u ngerdhesh frikshem dhe u largua .Të njëjtën gjë beri dhe politika jonë me Gërdecin;llomotitën fort në media për interesa të tyre dhe turpin e paaftësisë e pine nje gotë verë të kuqe gjaku për antarsimin e bijëve tanë në NATO.Vallë a kemi besim më tek shteti në reformat e tij në drejtësi;kur ai vetë na vrau.personat që vdiqën nuk jane pak ,26 vëllezër e motra ,gra e femije ,nëna shtatzën,pleq e të rinj.Rreth 300 shtëpi të shkrumbuara me qindra të tjera të shkatërruara .Një mort i madh mbuloj shqipërinë kë të qajmë më parë o vëllezer e motra ata që ikën apo ata që do vijnë; e një nga ata mund të jem edhe unë por mund te jesh edhe ti.Por përse ndodhi e gjithe kjo tragjedi .Ju me thoni mue nga etja e madhe e pushtetarëve për flori.Dikur shushunjat ishin te huaja (Turke e Serbe ,Italiane e Gjermane):-Tani mos mu mërzisni bre burra se ato kanë dalë nga pellgu ynë.Emri i ri i këtyre shushunjave është “politikanët tanë”.Këto shushunja i kanë ngulur këmbët fort në trupin e brishtë të mëmës shqipëri e po i thithin deri në pikën e fundit të gjakut të saj.Këto shushunja qënkan të modifikuara gjenetikisht sepse përveç gjakut po i hanë dhe mishin po i gërryejnë edhe kocken.Populli thotë :-Ati që i derdhet kova e qumshtit ,ai dënohet.Sepse padroni i vërtetë nuk mori qumësht nga shërbëtori i tij vetëm nje ditë.Por ai menjëherë e zevendesoi shërbëtorin dhe filloj të pi qumësht përsëri.Vetem dy të arrestuar në të gjithë këtë histori.Përveç Delijorgjit duhej arrestuar edhe ti.Po me ty e kam me njeriun që po më lexon mua.Përse nuk fole ti kur prane zonave te banuara po ndërtohej një fabrikë demontimi të predhave,me llamarina.Perse nuk fole tij kur femijet tanë minorenë po mbanin në duar të tyre predha që nga momenti në moment mund t’i merrnin jetën dhe t’i dergonin lart shpirtin e shenjtë.Përse nuk t’u ndie zëri në tragjedine e Farkës ,të Janarit me gomone me klandestinë ,të Maliqit e Selenices në miniera ,të anijes që u mbut në Otranto;dhe uroj me gjithë shpirt që të jetë e fundit vellavrasje ne shqiperi me 97-tën.E sheh pra lexuesi im që edhe ne të dy duhet të japim llogari;Delijorgji per krimet e tij,ne për heshtjen tonë.Nje gjyle tjeter shumë here më e madhe dhe shumë më e fuqishme do të plasi e atëhere ne nuk do të jemi gati.

Posted in Opinion, Uncategorized | Leave a comment

LILA I VERBËR , “ KAMPION DOMINOJE ”


Lila,djaloshi që humbi dritën e syve në moshën më të bukur, në rinine e tij;Tani një zoteri i vërtetë që shoqëron perëndimin e diellit çdo ditë tek kroi i fshatit dhe mban të ndezur në shpirtin e tij vezullimin e dritave shumngjyrëshe të Elbasanit që duket si një kartolinë me konture të çrregullta .Lila tashmë është i vetmi person që viziton kroin çdo pasdite.Ai pranoi ta ndai me mua peisazhin e bukur që të servirte ai vend qoftë vetëm për një pasdite duke pranuar që intervistën ta realizonim tek ai vend. Më habiti kur ai më tha: -“Shikoje edhe 20 sekonda diellin e kuq se po humbet”. Ky ishte Lila, një zotëri plot surpriza…

1)Përse të gjithë të therrasin Lila dhe asnjë nuk e permënd emrin tënd “Spiro”?
-Arsyea që të gjithë më thërrasin Lila është tepër e thjeshtë,është pseudonim i shkurtër dhe i veçantë. Mund të them se kur jam pagëzuar(fshehtaz) i porsalindur me emrin “Spiro”,ky emer mbeti vetëm në regjistrat e gjëndjes civile.Që të nesermen im gjysh më thërriti me emrin Lila dhe të tjerët ndoqën atë.
2)Ku ke lindur ?
-Kam lindur në fshatin që banoi edhe sot,në Shelcan.Të lindje në fshatin kooperativist të regjimit socialist të asaj kohe për ne ishte një ndjenjë kënaqësie shumë e madhe.
3)Përse ishte kënaqësi e madhe ?
-Po kështu mendonim ne në atë sistem sepse ishim të pa zhvilluar.Mendonim ta bënim fshatin tonë si qytetin (qesh me hidherim).Mendonim se më mirë se ne nuk jetonte asnjë vend i botës.Madje ndjeheshim krenarë kur anëtarët e byrosë politike të kalonin në fshatin tonë për të shkuar në pikën turistike të Gjinarit.Po fshati im ka diçka me se të krenohet,diçka te rrallë ,diçka antike;në këtë fshat ndodhet kisha mbi 500-vjeçare e Shën Kollit me afreske të magjishme të pikturuara nga vetë Onufri i Madh.
4)Cilin arsim keni mbaruar ?
-Kam mbaruar arsimin e detyrueshëm 8-vjeçarë.E më pas kam vazhduar shkollen e jetës.E cila është një shkollë mjaft e ashpër që nuk të lejon të besh asnjë mungesë sepse po mungove nuk kthehesh kurrë më.Pas mbarimit të 8-vjecares u futa në punë në kooperativë ku punova deri ne vitin 1990.Pas këti viti emigrova për katër vjet me sezone të shkurtra ne Greqi,ku kam bërë punë nga më të rëndomta për bukën e gojës.
5)Në çfarë moshe u verbove dhe si ndodhi ?
-Ishin vitet e para të demokracis ne Shqipëri dhe unë vazhdoja të shkoja si emigrant ilegal në Greqi.Në verën e 93-shit në moshën 25-vjeç fillova të kisha probleme me syrin e majtë,bëra vizita mjekësore por mjeket tanë nuk zbulonin se çfarë kisha.Me dhimbje të forta në sy mora persëri rrugën për në Greqi.Me ndihmën e një pronari unë shkova dhe u vizitova në një spital të Greqise.Atje mjeket me thane se është shumë vonë për kurime dhe se drita e syve do të më ikte shumë shpejt.Nuk kuptoja;unë syrin e djathtë e kisha shumë mirë por i majti po përkeqsohej gjithnjë e më shumë.Doktori Grek me tha se sytë e mi duhej të mjekoheshin që femijë sepse kanë pasur probleme që në atë kohë, megjithëse nuk e kisha ndjerë.Kështu, unë u ktheva në Shqipëri pas një viti dhe po në atë vit të 94-ës u verbova plotësisht.
6)Kush u kujdes per ty pas verbimit ?
-Ata që më sollën në jëtë,prindërit e mi,që janë gjëja më e shtrejtë per mua ,bashke me Zotin.Prindërit më mësuan që tia dalë vetë në jetë dhe të jem i zoti i vetes sepse do të vijë një ditë që ata nuk do të jenë më, por kjo ditë qoftë e largët.
7)Që nga momenti I verbimit të plotë si filluan të kalonin ditët për Lilën ?
-Lila megjithëse që nga 94-ra nuk mund të shohë dritën e diellit, mund të shohë me driten e shpirtit se si jetohet tani.Për çdo gjë të re që shpiket dhe unë nuk mund ta shikoj dhe ta prek por unë krijoi një imazh të asaj gjëje në mëndjen time. Përdor katër shqisat e tjera për të perceptuar gjërat,dhe mendoj se deri tani ia kam arritur mjaft mirë.Unë gjithmone kam një lojë që e pëlqej shumë dhe luaj përditë.
8)Cila është ?
-Janë dominot dhe mendoj se jam kampjon.
9)Përse mendon se je më I miri në domino ?
-Sepse unë kam filluar të luaj që 17-vjeç.Luaja me gjyshin i cili ishte roje,pothuajse deri në mesnatë.Ai më mësoi se nuk ka rëndësi se cfarë gurësh të qëllojnë por zgjuarsia e mënyrës se si luan për të përcaktuar fituesin.Që atëherë jam stërvitur mjaft mirë akoma më shumë pas verbimit,dhe them me plot gojën që nuk ka burrë nëne të më mposhtë mua.
10) Po sikur rivali që do të të mposhtë të mos jetë burre,por një grua ?
-Një grua mund të më mposhtë duke më marre zemrën por jo lojën e dominosë.
11) Meqënëse dolëm tek vajzat si vazhdon jeta sentimentale e Lilës ?
– Kjo është ajo që tani në dëmokraci ne e quajmë jetë private.Dhe si është bërë shprehja e modes në këto raste unë them “ no koment”.
11)Po për martesë,se miqtë e tu flasin se Lila tani 40-vjeç vendosi të martohet ?
-Po Lila është i ri akoma ,më lini të shijojë edhe disa vite momentet e bukura të beqarisë.
Atëherë të uroj gjithë të mirat ,dhe çdo gjë shkoftë mbarë për ty.
-Faleminderit.

Posted in Intervista, Uncategorized | Leave a comment

Art që del nga burgu


Është fjala për punime të mrekullueshme unikale që dalin nga burgu i peqinit.Superkilleri apo Ramboja mediatik i katër-pesë viteve më parë Andi Gurabardhi tani është një ndër artistët e preferuar të shiptarëve.Megjithëse është dënuar me burgim të perjetshëm,zemra e tij dhe imagjinata fluturojnë larg si shqiponjat që ai gdhënd në dru.

Punimet janë nga më të shumllojshmet dhe më të larmishmet.Duke filluar me krijimin në miniaturë të Moskës dhe duke vazhduar me Statujën e Liris në Amerikë.Nga vëndet e shenjta të krishterëve Kishat tek ato të myslimanëve Xhamitë.Para dy vitesh ai merr çmimin e parë në një konkurs arkitekture në rang kombëtar.

Për Andin kjo punë veçse pasion është kthyer edhe në bisnes për rritjen e të ardhurave të familjes së tij.Si menaxhere ai preferon gruan e tij Arbanën .Takimet me artkërkuesit i merr bashkëshortja e cila është e saktë në çdo detaj.Dy herë në javë i duhen Arbanës të shkoj nga Bathësi për në Peqin për të marrë porositë..Arbana thotë :”Tani Andi im punon vetëm me porosi se tregu është i siguruar.Andin me të vërtët ma mbajnë të burgosur por zemrën e ka tek familja ndërsa idetë dhe mendimet janë në shumë ambjente familjare shqipëtare”.

Talenti i tij tashmë ka kaluar kufijtë kombëtar sepse shumë vepra ndodhen jashtë shqipërisë. Por si çdo artist as ai nuk pranon ndërhyrje.Mjafton ti thuash se çfarë kërkon dhe pastaj lëre çdo gjë në dorë të artistit. Të mos habitemi kur në ambjente luksoze të shohëim vepra arti të dala nga burgu i peqinit.Ky është arti pa kufi.Art që del nga dyert e një burgu dhe merr përmasat e një shkolle të vërtet.

Posted in Art & Kulture, Uncategorized | Leave a comment

Gjuha e skulpturës dhe e mozaikëve

Në fillesat e lindjes së qënies njerëzore e më saktë të njeriut homo sapiens u ndie nevoja e njohjes së botës.Nerëzit e parë e kishin të domozdoshme të njohjen e botës mbi të cilën jetonin dhe aq me tepër marrjen vesh ndërmjet tyre.Në sajë të këtyre nevojave ata zbuluan dhe evoluan gjuhën.Gjuha e tyre e parë ishte sistem shënjimi i objekteve që i rrethonin.Gjithëashtu ajo u nevoitej këtyre njerësve të komunikonin me njëri-tjetrin.Për të patur një komunikim në kohë ata filluan të imitonin realitetin
.Vizatimet në muret e shpellave ku ata jetonin ishin një imitim i realitetit dhe nuk mund të flasim për art.Por meqenëse gjuha është një produkt që individi ngulit ca nga ca e në mënyrë pasive dhe që është frut i përbashkët i aftesisë së të folurit dhe i një tërësie konvencionesh të nevoishme ,të pranuara nga një qënie për t`u lejuar individeve ushtrimin e kesaj aftësie.(Kursi u gjuhesis së pëergjithshme Ferdinand de Saussure).Per ta sjellë më konkrete,gjuha është diçka që mësohet.Por gjithashtu dhe arti është diçka që mësohet.Vizatimet në mure ishin nje shenjë që mbartin në vetvete nje mesazh.Por për më tepër do të doja të merresha me një disiplinë të arteve vizuale siç është mozaiku dhe skulptura.
Veprat e artit antik në arkitekture me Piramidat e Egjiptit nuk mund të kuptohen pa statujat e faraonëve.Kjo tregon që arti i skulpturës eshtë shumë i vjetër.Analizimi i nje vepre skulpturore nga nje amator i artit kërkon disa informacione bazë.Skupltura është eshtë forma e shprehjes artistike në mënyrë tridimensionale, të skulptorit.E quaitura skulpturë është krijesë artistike që ka një qëllim si kusht,e ky është pos aspektit apo qëllimit funksional dhe është aspekti artistik.Ky aspekt duhet të jëtë predominant, që një vepër artistike të quhet skuplturë.për ta bërë sa më të prekshme përpiqemi të analizojme një veper arti të viteve të fundit.
Duke mos dashur të analizojme bustin apo shtatoren e një figure historike, zgjedhim diçka tjetër.Për analizë marrim vepren me të cilën diplomohet nje student.Marr për studim veprën e mikut tim që nuk jeton më Agron Muça.Meqënëse vepra nuk është e njohur e përshkruaj me dy fjalë.Një rreth me diameter 1.5metra i mbushur me gjatësi 15cm.Me nje hapësirë boshe qe vendoset dhe krijon imazhin e një shtylle dhe një shtylle të përthyer përballe saj.E mbi ketë rrotë ndodhet një qënie e shformuar e ngjashme me Smigëll tek “Mberi I Unazës”.
Rrethin mund ta shohim si një rrotë ,rrota shpikja e madhe e njerëzimit që revolucionalizoi botën antike.Rrota eshte nën dreitimin e një qenie te shformuar.Por rrota mund të jëtë më e avancuar ne kohë.Ajo mund të jëtë një rrotë biçiklete e mbi të një qenie e tansformuar në shpifesirë të një jete kotë dhe te pa vlerë.Fare thjeshtë rrota është simbolika e planetit tonë.Ajo simbolizon tokën mbi të cilën në jetojmë.Lëvizja e saj rrotulluese na mban ne jete ne.Hapësira bosh brenda saj ka një domethënie të madhe.Bota ka gjithmonë hapsira ku tij mund të depërtosh, janë hapsira që bëjnë të mundur kalimin nga një pozicion gjeografik në tjetrin.Kalimin e individëve nga një status i caktuar shoqëror në tjetrin.por hapësira bosh nënkupton edhe të vërtetën ,që është mjafte vogel në këtë botë të madhe.E verteta që eshte e drejta dhe qe e shohim te shtylla e hapesirës boshe në mënyrë vertikale.Por kemi eshte të vërtetën e shtrembër,të vërtetën e përthyer ajo që qëndron gjithmonë përballë asaj të vërtete të drejtë.
Duke konsumuar të vërtetën fillojmë dhe mendojmë për qënien qe ndodhet mbi rrotë.Është ajo qenie e shformuar që drejton botën apo thjesht rastësisht është pjesë e saj.Po çmund të jetë kjo qënie qe zvarritet mbi botë?Ajo thjesht zvarritet mbi atë botë të madhe apo zotëron më shumë fuqi për dreitimine saj.Po të kini lexuar mes rreshtave me kujdës unë asnjëhërë nuk e permënda që kjo qënie ishe njëriu.Po është njeriu me fëryrën e tij të vërtetë.Njeriu që sundon botën dhe po drejton atë botë mbi të cilën rron të shkelë në rrugën pa kthim të shkatërrimit.Njeriu ka vërtet nje pamje të shëmruar kur atë e zë ndjenja e madhështisë dhe deshira për të drejtuar.Flas këtu për njeriun që e ka humbur morali,Flas për njeriun që eshtë në gjendje të bëjë gjithçka për të qënë dreitues.Këti njeriu jo më kot nuk i eshtë përcaktuar seksi.Ai mund të jetë femër apo mashkull.Njeriut për të cilin po flasim nuk i kemi percaktuar moshen por ta lëmë më marrveshje në mës tonë që ai ishte mbi të 20 vjetëve deri në infinit, por të kufizuar për rracën njerëzore sepse askush nuk mund të jëtë i përjëtshëm.
Është marrë ky individ sepse ne e ndeshim shpesh dhe pothuaise kudo.E shohim në rrugë ,në lagje, në punë ,e degjojme në radio e shohim ne televozion, lexojmë brroçkullate tij në gazeta.Por ajo qe na ngatërron ne është qe asnjeher nuk kemi pasur mundesinë ta shohim aq të vërtetë sa në skulpturë.Ne këtë njeri e shohim shumë të bukur madje eksitues dhe ndjelles.e shohim të stukuar me kremra dhe me ngjyra të ndryshme, me flokë nga e bardha dhe duke pershkruar të gjitha ngjyrat dhe duke mberritur tek e errta ,pis, natë, zi.E shohim me dekolte shumë të hapur ku tregohen gjokse të bukura dhe shume të shëmtuara vajzash,e nuk perbejne shume ndryshim nga kraherorët e djemve që këtu ndahen nga të mbushurit me qime apo ato qose ku duket njyra e lekurës dhë forma e trupit.Duke zbritur pak me poshtë dhe duke shkuar tek minifundet sa të shkurtrit minufunde.Këtu futemi në sektorin e shalëve dhe të shëmtuarave kofsha e nuk do të harronim pantallonat e shkurtra me këmbë lështore mundesisht me tatuazhe në pjesën e kërcirit.
Ky është njeriu që ne e kemi shok,shoqe idhull të dashur e dashnore.Ky është njeriu që zvarritet per të marrë drejtimin e kësai bote.Mesazhi i vepres është mjaft qartë.Kush ka sy le të shohë dhe vetë shikuesi breda vetes së tij duhet të bejë diferencimin midis te mirës dhe te keqes,midis të bukurës apo të shemtuares, midis reales ,irreales dhe apsurditetit qe na rrethon.Kjo eshte nje nga veprat e mrekullueshme qe bejne artistet dhe studentet shqipetar.Në këtë shkrim dua të permend Odhise Paskalin dhe Kristaq Ramen.Dy figura të ndritura të skulpusës shpipëtare.
Nuk do te doja të flisja vetëm për skulpturën në këtë shkrim.Do të cëkja dhe mozaikët.Imitim i mirfilltë i realitetit me histori të vjetër sa edhe skulptutat.Mozaiku që më ka impresionuar eshtë ai i “Maikëll Xheksonit’ i piktori të njohur Saimir Strati.Menjeherë pas përfundimit të vepres se tij u fol per marrjen e cmimit Gines sa penela perdori dhe cilat ishin dimensioned e vepres.Sikur kjo të ishte me e rendesishmja në ketë krijim.Të shumtëve u interesoi me shume dimensioni dhe numri i penelave te përdorur sesa ate se cfarë perfaqsonte vepra.Autori pohon se përsgjedhja e imazhit të mbretit te popit ishte njeheresh nje homazh artistik per të.edhe zgjedhja e penelave lidhet me figurën e mbretit pasi ai ka qenë një performues i mrekullueshem.Piktori u shpreh se dimensionin nuk e ka menduar kurre si qellim në vetvete ,nuk i pelqen lufta por eshtë pjesa kreative që e pyet a mundet ta arrije këtë dimënsion apo jo.Imazhi I Maikellit me krahë hapur tregon se ai ishte nje qenie e lirë.Dhe si I lire jetoi gjithe jetën e tij.Ashtu si duhet te jetojme ne ne jetë tonën të stervuajtur.Duhet te jemi te lire qe te arrijme te jemi mretërit e vetvetes dhe perse jo e admiruesve tanë.

Posted in Art & Kulture, Uncategorized | Leave a comment

“Kuqani”,më shumë ka qeshur

Të gjithë shpesh kemi rastë të shohim hartën e shqipërisë.Me pak vëmëndje shume pranë Elbasanit shohim emrin e një fshati “Kuqan”.Janë te shumtë ata që nuk dinë asgjë për këtë fshat.Misioni ynë është t’u tregoimë sa më shumë për këtë vend të vogël.Kuqani ndodhet ne drejtimin jugor të qytetit të Elbasanit dhe vetem 7 kilometra larg tij.Sapo futesh në fshat të krijohet imazhi I Beratit,ku shtepite zbresin nga kaloja 2500 vjeçare deri poshtë ne qytetin modern.Shtepitë lart në koder janë të bardha e të stilit të vjetër.Po te zbresim më poshtë shohim që arkitektura moderne është përshtatur mjaft mirë .Bojrat e fasadave që janë përdorur jane preference vetiake,por që të gjitha krijoine nje mozaik që dhe vetë Van Gogu do ta kishte zili.Ky fshat ka një histori rreth 300 vjeçare,por të dhëna dhe fakte historike nik ka as në shkollë dhe komune e. as për rreth tijPor kryeplaku I fshtit një burrë 70 vjeçar Sokrat Çakalli,një burrë në moshë na e tregon historinë kështu:Fshati në fillimet e tij kishte vetëm 5 familje të tipit të mbyllur e lidhur ngusht me komunitetin.Fshati ka një emer shumë domethënës “Kuqan”,e për këtë ka një histori.Shumë kohë më parë prane kodrave të këti fshati shpertheu nje uje i madh me ngjyrë të kuqe.(Ngjyra vinte përmbajtja e tokes sepse toka në kodrën prane tij ka ngjyrë rë kuqe).Sasia e uijt që dilte rrezikonte permbytjen e tokave dhe fshataret u detyruan ta mbyllnin menjëherë. Ky burim i madh u mbyll me basha leshi por edhe pas mbylljes uij rridhte shumë pak e dukei sikur qante.Njerëzit për të identifikuar vendin ku po shkonin,thonin se po shkonin atje ku qan.Duke përdorur shpesh ku qan i vihet emiri”Kuqan”.Ky fshat njihet si tepër arsimdashës.Shkolla e pare 8-vjeçare është hapur në 1945 duke ardhur më pas në 1970 me shkollën e mesme buqësore nate pa shkëputje nga puna.Stadi më i lartë i fshatit arrin në 1980 me gjimnazin e parë me nxënës nga të shumë komuna përrret.Sipas nëpunëses së gjendjes civile”Në këtë fshat sot ka 1728 banorë mbizotëroinë djemtë 884,dhe numri i familjeve ka arritur në 415,me 20-30 lindje në vit.Pjesa me e madhe e banorëve i përket besimit ortisoks dhe ne 2007 përfundoi kisha që ndodhet nëkodër në mes të shtëpive të fshatit.Fshati ka një zhvillim ekonomik mjaft të mirë.Lokale kanë mbirë si kerpurshat pas shiut por ndërtimi i tyre ka kushtuar jashtzakonisht.Ka një qendër shëndetsore gjithashtu dy qendra dentare private e shtetërore.Kalçeto për djem dhe internet kafe ka nga dy.Ka një studio montazhi dhe një minilaburator fotografie.Telefoni fiks është i përhapur në familje që në vitin 2003.Ka shumë e shumë të tjera për të treguar për Kuqanin.Por për më tepër ju mbetet për ta vizituar vetë atë se nuk do të zhgënjeheni .Për të ardhmen e tij nuk na takon të flasim por shohim që do të jetë mjaft e ndritur.

Posted in Reportazh, Uncategorized | Leave a comment

“Pranë dijes ,të pa nxënë”

“Na fal noi lek të ,ectë mbarë në provime”Kjo është fjala e parë që dëgjon sapo vutesh në Universitetin “A.Xhuvani”.Janë fëmijë të vegjël që kërkojnë para praën një vendi ku merren dije.Maradona Demiri një fëmijë 9-vjeçar i Komunitetit Romë ;megjithëse mban emrin e një futbollisti të madh nuk mund të lexoj dot fjalën “universitet”.Por Maradona nuk është i vetmi që braktis shkollën;pas tij për vitin shkollor 2008-2009-nt e kanë braktisur edhe 269 shokë dhe shoqe në rrethin e Elbasanit.Maradona na tregon se për rastin e tij është përgjegjës ai dhe i ati Bujari.Gjoba që qeveria do t`i vendos babit tim meqënëse unë nuk shkoj në shkollë,ne si familje nuk mund ta lajmë dot as për 10-vjet.Ai na flet edhe për NATO-n me futjen në të ai nënkupton se do të na japin armë të vërteta si tek “Kontrastrajku”.

Për problemin e braktisjes së shkollës Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan nxjerr statistika çdo vit. “Vetëm simestrin e parë të këtij viti kanë braktisur shkollën 270 fëmijë”-na informon Florida G.në zyrën e statistikave.Poe kur u përballëm me statistikat pamë që kishte probleme me llogaritjen.Në pasqyrën përfundimtare shkruanin 267 që nga mbledhja që bëmë ne ishte gabim dhe në raport përfundimtar Brenda po të njëjtës fletë shkruante 270.Përgjegjësi i inspektimit zoti.Alqi Ç. Padyshim ka bërë një gabim njerëzor port re fëmijë më shumë janë: tre lypsa më tepër,tre punonjës të mirur më tepër ,tre të pa ngrënë më tepër ,tre filiza që më vonë do të rriten dhe nga ata të mos shpresojmë qenë analfabet.Kjo tregon se gabime të tilla dihen korigjuar.Nga këto statistika del që shkolla 9-vjeçare “Hamit Mullisi” ka numrin më të madh të fëmijëve qe janë larguar nga shkolla për këtë vit ,plot 29 fëmijë.

Drejtor i shkollës “H.Mullisi” z.Arjanit Yzeiri pohon se është e vërtetë që nga skolla e tij janë larguar fëmijë.Ai madje na konfirmon se vetëm në klasën e parë janë larguar 10 fëmijë;8-djem dhe 2-vajza e shkaqet që paraqesin këta fëmijë janë nga më të ndryshmet.Ekonomiko-sociale që nënkuptonte rreth 79% e nxënësve.Amarildo K.braktis shkollën se babaj e detyron të lypi në rrugë.Nga puna e zotit arjanit që kishte vite që punonte si drejtor në shkolla të ndryshme të rrethit të Elbasanit na sqaron se ka edhe shkaqe të tjera.Si të pasurit shkollën larg,prapambetja e theksuar në mësime,përkujdesja për prindit e sëmurë etj.Probleme të tjera vijnë edhe nga traditat e Komunitetit Romë.Ai na thotë se ka pasur martesa nga ata që në moshë të vogël,duke filluar nga klasa e katert e deri në të shtatën mund të mbeste një vajzë rome pa u martuar.

Përgjegjësia për këta fëmijë analfabet mbetet jetim.Problemet fillojne që me aktet dhe problemet ligjore .Legjislacioni i Arsimit: Neni 3 Shtetasit e Republikës së Shqipërisë gëzojnë të drejta të barabarta për t’u arsimuar në të gjitha nivelet e arsimimit që përcakton ky ligj, pavarësisht nga gjendja sociale, kombësia, gjuha, seksi, feja, raca, bindjet politike, gjendja shëndetësore dhe niveli ekonomik.Neni 59 Kur nxënësit e moshës 6 deri 16 vjeç, të cilët i përfshin detyrimi shkollor, mungojnë pa arsye në shkollë ose e braktisin atë, prindërit e tyre dënohen për kundërvajtje administrative me gjobë nga 1 000 deri në 10 000 lekë, si vijon:
59.3 Vendimi i gjobës jepet nga kryetari i bashkise apo komunes, sipas propozimit të drejtorit të shkollës. Kundër vendimit të gjobitjes mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së njoftimit në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja.Dënimet janë shumë të ashpra.Por kemi vakume te tjera ligjore .Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave miraton para tre vitesh futjen e te gjithë fëmijëve romë ,të pa regjistruar në regjistrat e gjendjes civile,në shkollat publike.Atëherë titullari i çdo shkolle apo kryetari i bashkisë apo i komunës përkatëse nuk ka se kujt tja presë faturën e gjobës kur këta fëmijë janë të pa regjistruar.Shkolla “H.Mullisi” që u themelua në vitin 1971 për komunitetin romë deri në 90-tën asnjë nuk u largua nga ko shkollë pa mbaruar arsimin e detyruar 7 apo 8-vjeçar në varësi të viteve që zhvillohej…

Ne brezi i vjetër kemi të gjithë të paktën arsimin e detyrueshëm shprehet Enver Mustafaj-Kryetar i shoqatës “Romania Sezi”,që në shqip do të thotë “zeri romak”.Ai pohon se nipërit e tij e kanë braktisur shkollën .Enden rrugëve dhe për të gjithë këtë i`a hedh fain shtetit .Enveri tregon se ai është më arsim të mesëm dhe ndjehet keq kur nipërit e tij nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.Si nje burrë me shumë vite në supe të ardhmen e komunitetit të tij e shikon shumë të zymtë. “Ne nuk shkojmë në votime se nuk jemi regjistruar”.Nuk marrim dotë kartën e identitetit se nuk kemi të paguajme.Nuk na pranon evropa se i mkemi fëmijët analfabet.” Këto ishin fjalët e Enverit një gjushi me nipër e mbesa analfabet.Që dalin në rrugë për të fituar bukën e gojës.Fëmijë që rrijnë gjithë kohës para tempullit të dijes dhe janë të pa nxënë.

Posted in Kronike, Uncategorized | Leave a comment

“As emrat e lokaleve, as emrat e kamarierëve nuk janë më shqip”

Në çdo cep, në çdo rrugë ka bar-kafe; poshtë pallatit si disko dhe pabe, ose në tarracë si lokale verore. Lokalet i gjejmë kudo, nga shtëpia në punë, në shkollë, në lagje, në det, në mal. Epidemia e lokaleve i ka pushtuar të gjithë, të rinj e të reja, pleq e plaka. Të pirit kafe është bërë puna kryesore dhe primare për çdo shqiptar. Orët e tejzgjatura në kafe tregojnë se ne shqiptarët çdo punë e marrim vari … Në qoftë se Samiu, Naimi, Kristoforidhi ose Çabej do te futeshin nëlokalet tona, do t’i dukej vetja si në Amerikë, Angli, Francë, Gjermani, Rumani etj.

Që kur futesh në një lokal sheh në fillim emrin e tij. Mos u çudit që nuk është në shqip, se këtë e bëjmë thjesht sa për t’u dukur modern. “Në Shqipëri po nuk dite të paktën një gjuhë të huaj, nuk çan”. “Në Evropë po nuk dite shqip, nuk çan. Kjo është shprehja që ka dalë nga vetë shqiptarët, dhe ky është një realitet i hidhur. Sapo futesh tek dera e nje lokali sheh nje tabele në anglisht: “OPEN”ose “CLOUSE”. Sapo futesh brenda sheh që ngjyrat, mobiliet, dritat dhe gjithçka tjetër nuk janë shqiptare. As emrat e asortimenteve që serviren, as emrat e kamarierëve madje nuk janë shqiptare.

Posted in Uncategorized | Leave a comment

Hello world!

Welcome to WordPress.com. This is your first post. Edit or delete it and start blogging!

Posted in Uncategorized | 1 Comment